Site icon Telegrafi

Vetëm një veturë në botë mbushet kaq shpejt – 500 km në 20 minuta

Lucid Motors premtoi një veturë me karikimin më të shpejtë në botë dhe testet fillestare konfirmuan se ajo po tregonte të vërtetën.

Lucid Air vendosi menjëherë dy rekorde të rëndësishme në debutimin e tij.

Përveç që ka diapazonin më të madh të deklaruar, Air gjithashtu krenohet me karikimin më të shpejtë të baterisë.

Inside EV ka testuar dhe konfirmuar se është me të vërtetë bateria e karikimit më të shpejtë në një veturë.

Si provë, ekziston një regjistrim i të gjithë ngarkimit të baterisë.

Dhe tregon se kjo është vetura e parë me një fuqi karikimi 300 kW.

Bateria ka një kapacitet prej 118 kWh dhe është plotësisht e përdorshme. Për karikimin e plotë të baterisë është përdorur 134 kWh, e cila është një humbje prej 13.5% – e pranueshme duke pasur parasysh fuqinë e madhe të karikimit dhe humbjet pasuese të nxehtësisë, por edhe nevojën për të ftohur bateritë gjatë karikimit. Për shembull, Porsche Taycan në një karikues të shpejtë bën një humbje prej 12%.

Në këtë rast të veçantë, pas 5.5 minutash karikimi me një fuqi mesatare prej 282 kW, makina fitoi 26 kWh ose rreth 170 km. Ndërsa karikimi përparon, fuqia bie, kështu që pas 22 minutash fuqia bie në 133 kW dhe ruhet 80 kWh ose mbi 500 km.

Pas 37 minutash u arrit 80% e kapacitetit të baterisë (vargu 670 km), dhe çdo gjë pas kësaj është një dhimbje sepse karikimi është vetëm 4 kW. /Telegrafi/

Exit mobile version