Edhe pse mbrëmë Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni nëpërmjet Drejtorit për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se nga aeroplani i rrëzuar në rrethinë të Shkupit ka pasur të vdekur dy shtetas të Kosovës dhe katër nga Italia, gazetarët nga vendi i ngjarjes thonë se njëri nga udhëtarët me iniciale F.B ka qenë në aeroplan tjetër dhe ka shpëtuar nga vdekja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Treviso e Italisë janë nisur tre aeroplana të tipit ”Piper” por njëri ka pësuar defekt dhe është rrëzuar në fshatin Kozhle të Shkupit.
Nga vendi i ngjarjes thuhet se shqiptari nga Kosova që ka mbetur i vdekur nga rrëzimi është V.B nga Malisheva.
F.B ka qenë në njërin nga dy aeroplanët tjerë dhe i ka shpëtuar vdekjes./Telegrafi/