Ky aksesor që përshtatet në mënyrë të përsosur në bagazhin e një Rolls-Royce kushton sa një veturë e përdorur, ose e re, por një model më i vjetër.
Realisht, për 7300 euro, aq sa do të kushtojë produkti i fundit nga oferta e saj Bespoke Collective, ju gjithashtu mund të blini një makinë të re në disa tregje.
Pas emrit “Pursuit Seat” është një karrige e palosshme,transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Royce’s Rolls është aty për të ‘komplikuar’ gjërat dhe për t’i sjellë ato në përsosmëri. Kështu, ky koncept i thjeshtë në fillim bëhet një model dhe dekor konstruktivisht i përsosur i çdo udhëtimi.
Kjo karrige është një shtesë që “çdo klient i markës do të gëzojë komoditetin e një Rolls-Royce kudo që të jetë”.
Mund të rregullohet në lartësi, dhe falë kunjit dhe këmbës së aluminit në fund, siguron mbështetje të plotë edhe në terrenin më të vështirë.
Kjo është ofruar në disa ngjyra, dhe dorëzimi përfshin një valixhe që përputhet në mënyrë të përsosur në secilin nga modelet aktuale të Rolls-Royce. /Telegrafi/