Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibotr Jevtiq ka qenë i vetmi ministër serb që ka marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë.
Jevtiq, i cili është nga Lista Serbe, subjekt ky i cili është kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ka kaluar para Gardës ceremoniale të FSK-së dhe flamurit kombëtar e atij shtetëror.
Megjithatë në fund të mbledhjes, Jevtiq nuk u është bashkuar dy kabineteve qeveritare për të dal në një fotografi të përbashkët, transmeton Zëri.info.
Ndërsa anëtarët tjerë të Qeverisë së Kosovës nga radhët e minoritetit serb, zëvendëskryeminsitri, Branimir Stojanoviq dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje.