Site icon Telegrafi

Vetëm një pikë shi mund ta mbysë Emily Payne

Vajza është alergjike nga të ftohtit dhe ndryshimet e motit, që do të thotë se vetëm një pikë shi mund ta mbysë, pasi pikat e shiut mund të shkaktojnë shok në trupin e saj.

Ajo për pak sa nuk e humbi jetën kur para disa vitesh shkoi në pishinë për tu larë. Pasi sëmundja e saj atëherë nuk ishte diagnostikuar ende, Emily u alivanos me të hyrë në ujë. Ajo shpëtoi gjallë vetëm për faktin se po lahej afër shtëpisë së saj.

Kjo sëmundje i pengon asaj në jetën e përditshme. Akullorja, dushi dhe pikat e shiut mund të jenë fatale për të. Kjo do të thotë se edhe kur nuk bie shi, Emily duhet ta ketë ombrellën me vete. /Telegrafi/

Exit mobile version