Në rrjetet sociale është postuar një ilustrim enigmatik, në të cilin duhet të gjendet një harpë që është vizatuar diku.
Sipas përshkrimit, del se vetëm një për qind e njerëzve, mund ta gjejnë instrumentin muzikor, meqë duhet shikim i fortë dhe qëndrueshmëri e madhe, transmeton Telegrafi.
Në imazh shfaqet muzikanti, që mbanë duart sikur e ka në dorë harpën e tij, ndërsa në sallë ndodhen edhe disa persona.
“Mbreti nuk është i durueshëm dhe dëshiron që unë sonte t’i bëjë serenatë, andaj ju lutem të ma gjeni instrumentin”, shkruan poshtë ilustrimit.
Nuk dihet se në cilën kohë është bërë ky vizatim, apo çfarë legjende e shoqëron. /Telegrafi/