Java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë ditën e sotme.
E në program për ditën e sotme është vetëm një ndeshje, ajo që do të zhvillohet në Brestovik të Pejës.
Besa e rikthyer në elitë do të jetë nikoqire e Trepçës ’89.
Pejanët janë në kërkim të pikëve të para, pasi në katër xhirot e para kanë pësuar po aq disfata.
Në anën tjetër Trepça ’89 e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion, pasi ka tri ndeshje të zhvilluara dhe ka marrë dy fitore e një humbje.
Gjyqtari gjilanas Shpëtim Murtezi do ta drejtoj këtë sfidë me ndihmësit Fatlum Jashari e Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt është Arben Halilaj.
Takimi mes Besës dhe Trepçës ’89 do të fillojë nga ora 15:00. /Telegrafi/