Paris Hilton ka treguar se po planifikon një shtatzëni tjetër përmes fekondimit in vitro.
Në një intervistë të fundit për revistën Glamour, trashëgimtarja e pasur ka treguar se po planifikon një shtatzëni tjetër, vetëm një muaj pasi ka lindur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Carter Reum.
Paris gjithashtu pranoi se para se të takonte burrin e tanishëm, i ka ngrirë qelizat vezët me iniciativën e saj, në mënyrë që një ditë në të ardhmen, kur të jetë koha e duhur, të mund të bëhej nënë dhe kjo ëndërr u realizua disa javë më parë – transmeton Daily Mail.
Tashmë ajo është duke planifikuar një shtatzëni të dytë dhe siç thotë ajo, do të përpiqet me të gjitha forcat që këtë herë të ketë një vajzë.
Kujtojmë se Paris Hilton solli në jetë fëmijën e saj të parë në fund të muajit janar të këtij viti dhe publiku u befasua nga lajmi se trashëgimtarja e pasur u bë nënë në moshën 42-vjeçare. /Telegrafi/