Prodhuesi gjerman BMW, pritet që ta lansojë gjatë muajit shtator në Frankfurt Motor Show modelin e ri Z4.
Mirëpo, duket se zyrtarëve të kompanisë nuk u është pritur dhe kanë postuar në llogarinë zyrtare në Instagram, siluetën e kësaj makine, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është vetëm një imazh, njohësit e makinave besojnë se ka strukturë dhe bazë të njëjtë me Toyota Supra.
Ende nuk dihet se çfarë përmban, apo sa do të kushtojë kur të del në treg. /Telegrafi/