Telegrafi

Vetëm një minutë nga zëvendësimi – Vedat Muriqi vulosi fitoren e Lazios

Vedat Muriqi ka arritur të realizojë edhe golin e tij të dytë në fanellën e Lazios.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Shqiponjave kundër Atalanatës.

Ishte minuta e 81-të kur reprezentuesi i Kosovës u fut në lojë në vend të Ciro Immobiles.

Një minutë më vone, Muriqi pranoi një asistim nga Andreas Pereira, për të shënuar në portën kundërshtare.

Sulmuesi ynë ka filluar të këndellet dhe tani me gjasë do të do të vazhdojë me paraqitje brilante sikurse te Fenerbahce. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1355905478224736259