Njerëzit që kërkojnë të testojnë njohuritë e tyre shpesh do të provojnë një përzgjedhje të lojërave të vështira për të përcaktuar shkallën e IQ-së së tyre.
Enigmat e vështira kanë një mënyrë të zgjuar për të testuar aftësitë e trurit të një personi, pasi ato shpesh u tregojnë lojtarëve për tiparet e tyre të personalitetit.
Një iluzion i sapo publikuar po i ndihmon adhuruesit e enigmave të zbulojnë nëse kanë tru të uritur, pasi dyshohet se vetëm ata me këtë tipar mund ta zgjidhin enigmën brenda afatit të caktuar kohor – që është më pak se 15 sekonda, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.
Detyra është e thjeshtë – ju duhet të dalloni hot-dogun e çuditshëm brenda imazhit në vetëm 12 sekonda.
Nëse jeni adhurues i ushqimit – ose mendoni se keni sy të mprehtë – atëherë provoni të shikoni për anomalinë në këtë imazh.
Përgjatë qindra hot dog-ëve që janë fotografuar para jush, ka një që është dukshëm i ndryshëm nga pjesa tjetër.
Nëse nuk keni mundur ta dalloni hot-dogun, atëherë ne e kemi lehtësuar punën për juve duke rrethuar atë me të kuqe.
Ndodhet në anën e poshtme të djathtë të ekranit dhe shfaq një salsiçe pa mustardë. /Telegrafi/