Telegrafi

Vetëm një kompani interesohet për dy aeroportet e Maqedonisë

Megjithëse në tenderin për dhënien me koncesion të dy aeroporteve të Maqedonisë është shpalosë vetëm një ofertë, Kompania turke shprehet e bindur se edhe pse ka qenë e vetme, ka paraqitur ofertë të mirë.

“Dorëzuam një ofertë shumë të mirë dhe shumë konkurruese, sepse projekti duke marrë parasysh momentin në të cilin gjendemi është shumë i mirë, investimi arrin në rreth 200 milion euro, ndërsa numri i pasagjerëve në vit është 680 mijë”, ka deklaruar Mustafa Sani Shener, president i “TAV Aeroports Holding”.

Ndryshe në dy fazat e para të tenderit ofertat e tyre para komisionit i dorëzuan edhe tre kompani tjera, ajo e Austrisë ‘Vienna International Aeroport’, ‘Hichtief’ nga Gjermania dhe "EGIS – Koupthing Singer & Friedlander" me kapital franko-britanik, por asnjëra prej tyre nuk u paraqit në tenderin vendimtar.