Telegrafi

Vetëm një aviokompani ka aplikuar për subvencione për destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit

Vetëm “Wizz Air” ka dorëzuar oferta për destinacione të reja nga rajoni i Shkupit dhe Ohrit në shpalljen për subvencionimin e aviokompanive, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Thirrja publike për ofertat është mbajtur sot para dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri në orën 12:00, kur ishte edhe afati i fundit për paraqitje, ofertë ka dorëzuar vetëm kompania “Wizz Air”. Në periudhën e ardhshme Komisioni do të bëjë vlerësimin e ofertës për të konfirmuar nëse dokumentacioni i dorëzuar është në pajtim me kushtet”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve./Telegrafi/