Site icon Telegrafi

Vetëm në prodhim, pandemia e COVID-19 ka ‘zhdukur’ të paktën 6 trilionë dollarë

Sipas një vlerësimi të Bloombergut, pandemia e Coronavirusit do të bëjë që ekonomia botërore të tkurret me 4 për qind gjatë vitit 2020.

Bloomberg thotë se do të ketë tkurrje të lartë të ekonomisë së Eurozonës dhe Shteteve te Bashkuara.

“Ekonomia ka hyrë në një rënie të shpejtë dhe të paparë, me shtetet më të përparuara që përballen me performancën e tyre më të dobët që nga Depresioni i Madh. Në lidhje me pritjet në fillim të vitit, kostoja e humbjeve të prodhimit është më shumë se 6 trilionë dollarë”, thekson raporti, përcjell Telegrafi.

Vlerësimi bazohet tek “supozimet optimiste si për shpërthimin ashtu edhe për rimëkëmbjen” që nënvizon sfidën me të cilën përballen krijuesit e politikave duke u përpjekur të qetësojnë goditjen e pandemisë.

Sipas këtij skenari, Prodhimi i Brendshëm Bruto i SHBA-së do të tkurret me 6.4 për qind, ndërsa PBB-ja e Eurozonës do të kontraktohet me 8.1 për qind. Japonia do të tkurret me 4 për qind, ndërsa Kina mendohet të ketë ritmin më të ngadaltë në rimëkëmbje.

Nëse mbështetja financiare është e pamjaftueshme, prodhimi mund të bjerë edhe me 7.2 për qind. Por, ndryshe nga kriza aziatike në 1997 dhe krizës financiare 2008-2009, tronditja aktuale nuk shkaktohet nga pabarazitë themelore ekonomike dhe financiare. Kjo do të thotë që vendet që kanë mobilizuar mjaft ndihma për të kompensuar të ardhurat e humbura, ku mund të krijojnë një rikthim të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version