Telegrafi

Vetëm në Kosovë ka këso zbritje çmimesh (Foto)

Zakonisht aksionet të cilat i bëjnë kompanitë e ndryshme, synojnë që të shesin më tepër mall, kjo si rrjedhojë e zbritjes së çmimeve, por në njërin nga marketet kosovare ka ndodhur e kundërta.

Aty vërehet se si çmimi i çipsave, në vend se të jetë më i ulët, ai është rritur nga 93 në 94 cent.
Kjo “zbritje” spektakulare është në një market diku në Kosovë. /Telegrafi/