Site icon Telegrafi

Vetëm në dy qarqe të Shqipërisë nuk ka të infektuar m COVID-19

Vetëm në dy, nga 12 qarqet e Shqipërisë nuk është regjistruar deri më tani asnjë rast i koronavirusit. Fjala është për Dibrën dhe Gjirokastrën, ku rastet e raportuara janë zero, por edhe numri i testeve është shumë i vogël.

Për 177,846 banorë që ka qarku i Dibrës (sipas të dhënave zyrtare), të përqendruar kryesisht në qytetet e Peshkopisë, Burrelit, Klosit dhe Bulqizës janë realizuar vetëm 10 teste. Asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.

Edhe në qarkun e Gjirokastrës paraqitet një situatë e njëjtë. Për 62,952 banorë të përqëndruar kryesisht në qytetet e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit janë realizuar 15 teste dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.

Numri më i madh i testeve për Covid-19 është në Tiranë me 1384 të tilla, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me 281 dhe 171.

236 është numri i rasteve aktive në Shqipëri të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 104 të tjerë konsiderohen tashmë të shëruar. Numri i vdekjeve arriti sot në 22 persona. /Lapsi/al/

Exit mobile version