Qe një kohë të gjatë, Ivan Perisic e ka marrë rolin e bartësit të lojës së përfaqësues së Kroacisë.
Ai ishte padyshim ndër më të mirët në fushë, menjëherë pas Mario Mandzukicit, i cili realizoi het-trik në fitoren prej 6-0 ndaj përfaqësueses së Kosovës.
Mesfushori i Interit asistoi në golin e dytë të sulmuesit të Juventusit dhe shënoi golin e pestë të kroatëve.
Dhe kur përfundoi ndeshja, ai festoi me tifozët, ndërsa i hoqi rrobat në stadium dhe në zhveshtore shkoi vetëm me brekë. /Telegrafi/