Site icon Telegrafi

‘Vetëm Napoli mund të sfidoj Juventusin’

L'allenatore della Juventus Gigi Delneri durante la partita di serie A Parma -Juventus durante la partita di serie A Parma-Juventus allo stadio Tardini di Parma, 15 maggio 2011. ANSA / ELISABETTA BARACCHI

Gigi Del Neri mendon se vetëm Napoli mund të konkurrojë me Juventusin për titullin e Serie A këtë sezon.

Ish-trajneri i Chievos dhe Sampdorias ka folur në lidhje me kampionatin italian për Radio Kiss Kiss.

“Genoa në Marassi janë një ekip që të shkaktojnë probleme për të gjithë, por Napoli ende kishte mundësi për të fituar atje mbrëmë, edhe pa incidentin e penalltisë”, deklaroi fillimisht Del Neri.

Lexo po ashtu Askush si Juventusi në Serie A

“Napoli është përforcuar për të konkurruar në tre turne, kështu që unë mendoj se të kaltrit janë skuadra e vetme që mund të konkurrojnë me Juventusin”.

“Unë mendoj se përvoja ime e parë në Serie A me Chievon nuk mund të përsëritet. Është e këndshme për të parë një klub si Chievo të renditet kaq lartë në tabelë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version