Vetëm gjatë muajit të kaluar NP “Pyjet kombëtare” kanë evidentuar 70 zjarre, të cilat kanë djegur hapësirë prej 1600 hektarë.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave apelojnë për sjellje të përgjegjshme nga personat që kryejnë aktivitete nëpër pyje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrisë, zjarret janë si pasojë e djegies së hapësirave bujqësore, ndërsa për shkak të kushteve klimatike, zjarret janë përhapur edhe nëpër pyje.
Njësiti i zjarrfikësve edhe para disa muajve ka intervenuar në shuarjen e disa zjarreve, ndërsa intervenime ka pasur edhe nga Qendra për menaxhime me kriza. Me qëllim që të ulet numri i zjarreve, Ministria e Bujqësisë, kujton se ndezja e zjarreve është e ndaluar edhe vepër e dënueshme me ligj./Telegrafi/
Foto:Arkiv