LeBron James sot shënoi “triple-double” e 15-të e karrierës gjatë ndeshjeve të “Play Off”.
Në krye të kësaj liste statistikash gjendet basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakersit, Magic Johnson, me 30 triple-double.
‘Mbreti’ është i dyti në këtë renditje të NBA-së, ndërsa i nevojiten edhe dyfish sa ka shënuar deri më tani në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Vlen të ceket se Cleveland Cavaliers kanë arritur të triumfojnë edhe në takimin e dytë kundër Toronto Raptors në saje të rezultatit 108-89. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PiyxQl5TmXg