Site icon Telegrafi

Vetëm kulmi i një shtëpie nuk kishte borë, brenda zbulohet ‘mali’ me kanabis (Foto)

Brendësia ku kultivohej kanabisi

Policia në West Yorkshire konfiskoi një sasi droge që po kultivohej në një shtëpi, ku në mënyrë shumë të çuditshme ishte shkrirë bora në kulm, e cila në treg do kushtonte rreth 100 mijë euro.

Mbrojtësit e rendit e vendosën të bastisën një shtëpi në Keighley, pasi nga jashtë vinte erë e rëndë kanabisi, transmeton Telegrafi.

Shtëpia me kulmin pa borë

Mungesa e borës në kulm, ishte një arsye bindëse se brenda ka ndonjë punëtori ku përdoret ngrohës me fuqi të lartë. Aty janë gjetur 322 bimë të rritura, në të katër dhomat e gjumit, si dhe nën kulm.

Brendësia ku kultivohej kanabisi

Nxehtësia që lëshonin llambat, që shfrytëzohen për të rritur bimët, kishin bërë që shtresa e borës të shkrihej shumë shpejt. Brenda pronës që është e lëshuar me qira është hyrë me forcë, ndërsa aty nuk ndodhej askush.

Sipas fqinjëve, për afro dy vjet aty jetojnë dy meshkuj në të 30-at, që besohet të jenë nga Evropa Lindore. /Telegrafi/

Exit mobile version