Site icon Telegrafi

Vetëm këtë vit 4,450 persona kërkuan shërbime në klinikën e psikiatrisë së QKUK-së

Foto: Ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Psikiatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, ndihmë mjekësore në ambulancën psikiatrike për të rritur kanë kërkuar 4,450 pacientë. Ndërkohë janë pranuar për trajtim të mëtejmë 362 raste.

Sipas njoftimit, raste urgjente kanë qenë 1,257, vizita ambulatore psikiatrike për fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë 1,652 raste.

Ndërkohë që vizita diagnostike psikologjike për të rritur kanë qenë 571, kurse vizita diagnostike psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë ka pasur 771. /Telegrafi/ 

Exit mobile version