Djaloshi dhjetëvjeçar fliste gjatë tërë kohës, ngacmonte shokët e klasës, nuk kryente detyrat e shtëpisë dhe nuk mësonte.
Duke mos pasur se çfarë të bëjë, nëna 33-vjeçare vendosi të bëj një kompromis me Policinë. Këta të fundit kanë shkuar në shkollë dhe e kanë prangosur atë, transmeton Telegrafi.
Duke menduar se kjo është e vërtetë, Sean ka filluar të qajë me zë, derisa policët e nxirrnin nga shkolla në Columbus të Gjeorgjisë.
“Policët e morën dhe i thanë diçka në vesh, e më pas e mbyllën në veturën e tyre”, ka thënë Hill, e cila e kishte sajuar tërë ngjarjen.
“Pas kësaj ai erdhi më përqafoi, duke më kërkuar falje”, ka thënë më tutje ajo, lidhur me “arrestimin”. /Telegrafi/