Telegrafi

Vetëm katër futbollistë nga City – Gudogan zbulon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur

Ilkay Gundogan ka zbuluar formacionin e tij me lojtarët më të mirë që ka luajtur, me vetëm katër lojtarë të Manchester Cityt në formacion.

Mesfushori turko-gjerman deri më tani ka luajtur me disa lojtarë të shkëlqyer kur ishte te Borussia Dortmundi, tani te Manchester City dhe kombëtarja e Gjermanisë.

Lojtarë si Sergio Aguero, Raheem Sterling dhe Mesut Ozil, kanë mbetur jashtë skemës së tij.

Mesfushori 30-vjeçar ka përfshirë aty portierin Roman Weidnfeller, duke përjashtuar Manuel Neuerin dhe Edersonin.

Në mbrojtje janë përfshirë tre emra si, Vincent Kompany, Mats Hummels dhe Philipp Lahm.

Mesfusha përbëhet nga Mario Gotze, Kevin de Bruyne, David Silva dhe ka përshirë edhe vetën.

Në sulm gjenden po ashtu treshja, Marcos Reus, Leroy Sane dhe Lewandowski. /Telegrafi/

Foto: The Sun