Telegrafi

Vetëm katër basketbollistë në NBA kanë pasur mesatare prej 20 pikësh në gjithë karrierën e tyre (Video)

Mesatarja e pikëve dhe mbajtja konstant e një statistike të mirë është shumë e vështirë të realizohet, sidomos në kampionatin më të fortë në botë të basketbollit, NBA.

Deri tash në NBA janë vetëm katër lojtarë të cilët kanë arritur të mbajnë gjatë gjithë karrierës së tyre një mesatare prej 20 pikësh për ndeshje.

Nga viti 1965 katër lojtarët që kanë një mesatare të tillë janë edhe aktualisht prezent në NBA.

Michael Jordan është i vetmi i cili nuk luan sot, kurse Carmelo Anthony, LeBron James dhe Kevin Durant janë të tjerët që kanë mesatare prej 20 pikësh në secilin sezon gjatë karrierës së tyre.

Ky sezon në NBA pritet të jetë po ashtu tejet interesant, ku LeBron James më nuk e ka bashkëlojtarin e tij, Kyrie Irving, kurse Kevin Durant do të kërkojë mbrojtjen e titullit në konferencën Perëndimore ku konkurrenca është bërë e frikshme. /Telegrafi/