Vetëm kameramanët do të lejohen në stadiumin Giuseppe Meazza për takimin e Interit me Ludogrets, me gazetarët që gjithashtu janë ndaluar për shkak të Coronavirusit.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, vendimi është marrë tashmë midis dy klubeve dhe UEFA-s.
Ndeshja zyrtarisht u njoftua të mbahej pas dyerve të mbyllura disa ditë më parë, megjithatë si masë paraprake, janë ndërmarrë më shumë hapa.
E përditshmja italiane deklaron se gazetarët gjithashtu janë ndaluar të marrin pjesë në lojë, dhe për këtë arsye nuk do të mbahen konferenca shtypi para dhe pas lojës për 1/32-tën e Ligës së Evropës.
Vetëm kameramanëve, për qëllimin e transmetimit të lojës, do t’u lejohet hyrja në stadium.
Futbolli italian është hedhur në trazira këtë javë, me ndeshjet në Serie A që janë shtyrë fundjavën e kaluar, dhe diskutimet nëse tifozët do të kenë të drejtë të rimbursojnë biletat.
Ndryshe, janë konfirmuar mbi 300 raste të virusit në Itali, me 11 vdekje deri tani. /Telegrafi/