Site icon Telegrafi

Vetëm gjatë katër muajve të vitit 2019, policia ka konfiskuar mbi dy mijë patentë shoferi

Foto: Ilustrim

Për vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës i ka lënë pa patentë shoferi 2 mijë e 128 vozitës.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të PK-së, ku thuhet se këtyre shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar pikë negative ndaj 5 mijë  e 76 shoferëve, transmeton Telegrafi.

Policia ka apeluar që shoferët t’i respektojnë rregullat në trafikun rrugor sepse në të kundërtën do të mbesin pa patentë shoferi.

Shqiptimi i pikëve negative parashihet: për tejkalim të shpejtësisë, hyrja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë, tejkalimi jo i rregullt, mos respektimi i shenjës apo urdhrit të personit të autorizuar, ngasja nën ndikim të alkoolit, etj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version