Site icon Telegrafi

“Vetëm fitorja është opsion”, kapiteni Rrahmani deklarohet para ndeshjes me Qipron

Kombëtarja e Kosovës nesër (e hënë) do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ për kundërshtar do ta kenë Qipron, aty ku do të synohet fitorja pas humbjes që pësuan në Prishtinë ndaj Rumanisë me rezultat 3-0.

I pranishëm në konferencë për shtyp së bashku me përzgjedhësin Franco Foda, ishte edhe kapiteni i Kosoëvs, Amir Rrahmani, i cili u deklarua shkurtimisht për këtë përballje.

Ai e cilësoi takimin ndaj Qipros si shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe se vetëm fitorja është opsion.

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë sepse na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund”.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, ka deklaruar shkurtimisht Rrahmani.

Kjo nuk do të jetë hera e parë për Kosovën që do të ballafaqohet me Qipron, pasi me këtë kundërshtar është takuar dy herë më parë pikërisht në Ligën e Kombeve, ku në të dyja ndeshjet kanë triumfuar ‘Dardanët’./Telegrafi/

Exit mobile version