Site icon Telegrafi

Vetëm fitore për Majlindën e Norën

Kelmendi e Gjakova garuan për Galatasarayn e Turqisë, që ishte shpallur kampion edicionin e kaluar. Mirëpo, me gjithë fitoret e xhudisteve kosovare, Galatasaray dështoi të mbrojë titullin.

Galatasaray zuri vetëm vendin e pestë. Majlinda pati tri lufta dhe i fitoi të tria, ndërsa Nora Gjakova u aktivizua nga Galatasaray vetëm në repesazh dhe e fitoi përballjen e saj, ndonëse luftoi në kategorinë deri 63 kilogramë, që është një kategori më lartë nga ajo që lufton, 57 kilogramë, shkruan Koha Ditore.

Kjo ishte gara e fundit ndërkombëtare e vitit. Për të tretën herë rresht xhudistet më të mira në vend paraqiten për Galatararayn në garën më të madhe të klubeve në xhudo. 

Exit mobile version