Site icon Telegrafi

“Vetëm fillimi” – Roy Kean reagon për futjen e tifozëve të Unitedit në Old Trafford

Roy Kean ka komentuar protestën e tifozëve të Manchester United para ndeshjes të së diles që shkoi në Old Trafford.

Përkrahësit e Djajtë e Kuq filluan të protestonin para hotelit ku qëndronin, e më pas duke arritur që të futeshin edhe në stadium.

E gjitha u bë nga ta kundër familjes Glazers, që ishin të përfshirë në projektin e krijimit të SUpelrigës Evropiane, derisa ikona e klubit ka dhënë mendimin e tij.

Lexo po ashtu 'GlazerOut' - legjenda e Manchester United ishte i pranishëm në protestën në Old Trafford

“Ata po e bëjnë atë sepse e duan klubin dhe nuk është ajo që ka ndodhur gjatë javëve të fundit me Superligë”, ka thënë Kean.

“Unë mendoj se po ndërtohet për disa vite tani, ai zhgënjim, dhe ata kanë ardhur në fund dhe kanë menduar ‘mjaft më'”.

Lexo po ashtu Në rrezik marrëveshja mes Adidas dhe Manchester United

“Është duke u ndërtuar gjatë viteve të fundit – zhgënjim në komunikim, gjëra që ndodhen në dhomën e pasme, bileta, çfarëdo që të jetë”.

“Udhëheqja e klubit nuk ka qenë mjaft e mirë, kur ata shikojnë pronarët dhe ndiejnë se ka të bëjë vetëm me të holla. Deklarata sot është e madhe që ndeshja të anulohet”.

Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit 'nxehet keq' me tifozët e United që u futën në Old Trafford

“Ndonjëherë ju duhet të vendosni një shembull që njerëzit të marrin vëmendjen dhe kjo do të shkojë në të gjithë botën tani dhe njerëzit do të duhet të ulen dhe të marrin shënime”.

“Shpresojmë që pronarët e Man Utd do të thonë ‘këta tifozë janë seriozisht toksik dhe ka edhe më shumë për të ardhur’. Ky është vetëm fillimi për tifozët e United, unë ju garantoj”, ka shtuar më tej Kean. /Telegrafi/

Exit mobile version