Wolverhampton Wanderers janë shumë afër që të kompletojnë skuadrën me lojtarët nga Portugalia.
Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të Ligës Premier që një skuadër angleze t’i ketë pothuajse lojtarët e një nacionaliteti të huaj.
Por, Wolves janë vetëm një lojtar larg që të kompletojnë ekipin me lojtarë portugezë.
Nelson Semedo është i fundit që i është bashkuar klubi anglez, pasi kompletoi transferimin e tij nga Barcelona.
Formacioni i Wolves përbëhet nga: Rui Patricio, Nelson Semedo, Roderick, Ruben Vinagre, Joao Moutinho, Ruben Neves, Vitinha, Daniel Podence, Pedro Neto dhe Fabio Silva, derisa ju mungon edhe një mbrojtës qendror për t’u bërë skuadra e gjitha me lojtarë portugezë.
Kujtojmë se edhe trajneri i Wolves vije nga Portugalia, Nuno Espirito Santo. /Telegrafi/