Telegrafi

Vetëm edhe dy filma nga Tarantino dhe pensionohet!

Filmbërësi i famshëm, Quentin Tarantino, ka bërë të ditur edhe një herë se pasi të realizojë filmin e tij të dhjetë jubilar, do të largohet nga kjo punë.

Kjo do të thotë se nga regjisori dhe skenaristi legjendar do të vijnë vetëm edhe dy filma, njofton Telegrafi.

53-vjeçari e kishte bërë këtë pohim shumë kohë më parë, mirëpo tash e ka konfirmuar gjatë një konference në San Diego .

Siç raporton People.com, ai shpreson që të mbahet mend si filmbërësi më i madh i të gjitha kohërave, duke qenë se deri më tani ka xhiruar vetëm tetë filma, ndërsa i ka fituar dy çmime Oscar.

“Shpresoj që kur ta përfundoj karrierën të mbetem regjisori më i mirë i të gjitha kohërave. Dhe jo vetëm kaq, por edhe artisti më i mirë që ka jetuar”, ka deklaruar Tarantino.

Lexo po ashtu Tarantino bëhet me yll në Hollywood (Foto)

Krijuesi i hit-filmave, si “Pulp Fiction”, “Kill Bill” e “Django Unchained”, ka thënë se frymëzimin për projektet e tij e gjen shpesh në muzikë. /Telegrafi/