Në këtë formë, Mistrubishi tregon se kurrë nuk është shumë herët për të bërë ndryshime
Prej vitit 1989 deri më 2011, Mitsubishi Eclipse ka qenë një makinë sportive shumë e kërkuar, transmeton Telegrafi.
Largimi i përkohshëm nga prodhimi, ka bërë që Eclipse Cross të arrijë më 2018 tërësisht i ri dhe të ketë si dukjen e mirë, ashtu edhe nivelin e fuqive të një makine sportive. Kur janë bërë vetëm dy vite prej se është lansuar, kjo makinë i është nënshtruar ndryshimeve që nuk janë të lehta.
Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë këtë makinë teksa testohej me shtresa kamuflazhi në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa anësoret ishin të hapura. Kamuflazhi nuk ia ka fshehur dritat e reja që janë më të ngushta, si dhe grillin e ri që është i ngjashëm me Mitsubishi L200 që shitet vetëm në Evropë.
Ndryshimet janë edhe më të dukshme vërehen në pjesën e pasme, që tani nuk është më e ndarë në dy pjesë, dritat janë të pozicionuara në mënyrë horizontale, ndërsa krahu i pjesës së sipërme ka dizajn tjetër që i japë dukje shumë më të egër.
Dizajni në përgjithësi ngjanë me Eclipse Cross, që duket se është më i madh, duke lënë të kuptohet se linja SUV e Mitsubishi, vetëm sa po zgjerohet dhe po bëhet edhe më e mirë. /Telegrafi/