Barcelona ka fituar gjashtë ndeshjet e para të sezonit 2024/2025 dhe ky është starti më i mirë i sezonit që ata kanë pasur në shtatë vitet e fundit.
Aktualisht, Hansi Flick e ka udhëhequr Barcelonën drejt startit të tretë më të mirë në një sezon të La Ligas dhe ata mund të bëjnë edhe më mirë.
Starti më i mirë i Barcelonës në një sezon të ligës mbeten tetë fitoret radhazi të cilat i regjistruan nën urdhrat e Tata Martinos në sezonin 2013/2014.
Starti i tyre i dytë më i mirë erdhi në kohën e Ernesto Valverdes në sezonin 2017/2018 kur ata fituan shtatë ndeshje radhazi.
Flick momentalisht ka gjashtë fitore radhazi dhe ata do të luajnë ndaj Getafes dhe Osasunës në dy ndeshjet e ardhshme para se të ballafaqohen me Alavesin.
Ata mund ta thyejnë lehtësisht këtë rekord në rast se evitojnë humbjen në këto tri ndeshjet e ardhshme gjë të cilët me gjasë pritet ta bëjnë këtë.
Pas javës së gjashtë në La Liga, Barcelona udhëheq me 18 pikë duke lënë pas vetes rivalin Real Madridin me 14 sosh./Telegrafi/