Telegrafi

Vetëm dy për qind e njerëzve kanë arritur t’i gjejnë mbi tri dallime në dy fotografitë

Vetëm ata me “shikim të jashtëzakonshëm”, mund të vërejnë tri dallimet në dy fotografitë pothuajse identike.

Në shikim të parë këto dy fotografi janë plotësisht identike, por në fakt nuk janë, transmeton Telegrafi.

Nëse tentoni të gjeni mbi tri dallime, do t’ju duhet të mundoheni paksa, por një gjë e tillë nuk është e pamundur.

Edhe pse detyra është relativisht e vështirë, thuhet se vetëm dy për qind e njerëzve kanë arritur të gjejnë mbi tri dallime.

Bëhet fjalë për një trajnim të mirë për trurin, që duhet ta fusni më shumë në funksion derisa tentoni t’i gjeni tri dallimet.

Iluzionet optike janë stërvitje e vërtetë për sy dhe tru.

E fotografi e fundit është publikuar nga ueb-faqja për videolojëra online Jackpotjoy, që pyeti mbi 100 persona për të zbuluar se sa e vështirë është detyra. /Telegrafi/