Telegrafi

Vetëm dy muaj stres e zvogëlojnë kualitetin e spermës dhe shanset për të pasur fëmijë

Dy muaj të mbushur stres mund të shkaktojnë dëme shumë serioze në spermën e mashkullin dhe mund t’ua zvogëlojnë meshkujve shanset për të pasur fëmijë, thonë shkencëtarët izraelitë.

Studimi ka thënë se stresi e zvogëlon lëvizshmërinë e spermës për 47 për qind, gjë e cila e zvogëlon shansin që spermatozoidi të shkoi te vezorja dhe të ngjizet.

Hulumtuesit për këtë konstatim kanë analizuar 11,000 mostra të spermës së meshkujve, dhe mosha mesatare e meshkujve ka qenë 32 vjet.

Vlen të ceket se ky hulumtim është kryer nga shkencëtarët e Universitetit Negev dhe Soroka, si dhe nga Qendra Mjekësore Universitare. /Telegrafi/