Site icon Telegrafi

Vetëm dy muaj pas lindjes, Kylie Jenner tregon barkun dhe vithet

Kylie Jenner, Foto: Getty Images

Ka vetëm dy muaj që ka sjell në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Stormi.

Por, Kylie Jenner ka arritur të rikthejë linjat trupore, duke iu përkushtuar tërësisht palestrës.

Këtë e vërtetojnë edhe imazhet e fundit të publikuara nga Jenner në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

20-vjeçarja shfaqet mjaft tërheqëse teksa i jep hapësirë barkut dhe vitheve të saj.

Megjithëse është akuzuar shumë herë për ndërhyrje estetike, Kylie gjithnjë e ka mohuar një gjë të tillë.

Ajo vazhdon të mbetet ndër femrat më të bukura të familjes Kardashian-Jenner, ndërsa edhe pse në moshë të re, vendosi që të bëhet nënë duke sjell në jetë vajzën e parë me reperin Tyga. /Telegrafi/

Exit mobile version