Telegrafi

Vetëm dy minuta lojë dhe Anglia kalon në epërsi ndaj Italisë

Anglia ka kaluar në epërsinë ndaj Italisë në finale të Kampionatit Evropian.

Tre Luanët kaluan në avantazh pas vetëm dy minutash që filloi ndeshja.

Ishte Kieran Trippier që harkoi brenda në zonë, derisa Luke Shaw me goditje volej e futi topin në rrjetë.

Ky padyshim që është një start i mrekullueshëm për Tre Luanët që tentojnë sonte ta fitojnë për herë të parë trofeun. /Telegrafi/