Telegrafi

Vetëm dy lojtarë të Man United reagojnë për largimin e Jadon Sanchos

Marcus Rashford dhe Aaron Wan-Bissaka i kanë uruar më të mirën Jadon Sanchos pasi u konfirmua huazimi i tij te Borussia Dortmund.

Manchester United njoftoi largimin e abglezit në Instagram: “Mund të konfirmojmë se Jadon Sancho i është bashkuar Borussia Dortmundit në formë huazimi deri në fund të sezonit”.

“Shumë fat për pjesën tjetër të 2023/24, Jadon”. Rashford dhe Wan-Bissaka ishin ndër të parët që e pëlqyen postimin.

Lexo po ashtu Me t'u prezantuar te Dortmundi, Sancho godet ashpër Man Unitedin

Sancho luajti për herë të fundit për United në fitoren 3-2 ndaj Nottingham Forest në Old Trafford më 26 gusht.

Një mosmarrëveshje publike me Erik ten Hag pas kritikave të tij për paraqitjet e sulmuesit në stërvitje e pa atë të përjashtuar nga ekipi i parë.

Kontrata e Sanchos me United zgjat deri në vitin 2026, por klubi ka opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/