Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të afatit për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore ka bërë të ditur se është mbyllur afati për paraqitjen e koalicioneve, ku vetëm dy koalicione janë deklaruar në KQZ.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë vetëm dy koalicione, të cilat vijnë nga radhët e komuniteteve.
“Janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit nga radhët e komuniteteve: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG)”, ka thënë Elezi në konferencën për medie. /Telegrafi/