Vetëm dy ditë më parë u bën prindër të një vogëlushe të pagëzuar me emrin Hana.
Bëhet fjalë për reperin Mozzik si dhe bashkëshorten, Loredana Zefin, të cilët po shijojnë momentin e magjishëm të jetës.
Por, duket se kjo nuk do t’i ndal dyshen që të vazhdojë me koncerte të reja gjatë ditëve të ardhshme.
Në fakt, 29 dhjetori do ta gjejë në skenë çifti gati për të dhuruar spektakël për herë të parë në Ferizaj.
“Ferizaj për herë të parë në shtëpinë time të vërtetë”, shkruan këngëtarja në llogarinë personale në Instagram.
Edhe Mozzik përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se do të jetë në skenë në qytetin e lindjes.
“Pas pauzës të koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës..Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam çdo gjë ! Ferizaj m’ka marr malli me knu gjithë natën hite Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova a po shtet tjetër!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/