Videoja rrëqethëse e djaloshit të lënduar nga Aleppo që nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga bombardimet, është duke bërë xhiro nëpër botë, raporton NBC.
Videon e ka publikuar “Qendra mjekësorë e Aleppos”, derisa ai është shpëtuar nga vullnetarët e “Helmetave të bardha” të cilët menjëherë ishin nisur për në lagjen Katergi, vend ky që disa sekonda më herët ishte bombarduar, transmeton Telegrafi.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, ata kishin vërejtur një djalosh derisa po qëndronte i varur në një ndërtesë gjysmë të rrënuar. Fillimisht, ekipet e shpëtimit kishin menduar se djaloshi nuk i kishte mbijetuar bombardimeve, por pas disa sekondave ai filloi të lëviz.
Falë shkallëve lëvizëse të zjarrfikësve, djemtë e “Helmetave të bardha” ishin afruar tek djaloshi që po qëndronte i varur, të cilën e shpëtuan disa sekonda para se të shembej plotësisht ndërtesa. /Telegrafi/