Telegrafi

Vetëm disa muaj pasi u pajtuan, ndërron jetë nëna e Elton John

NEW YORK, NY - NOVEMBER 07: Sir Elton John speaks onstage at the Elton John AIDS Foundation Commemorates Its 25th Year And Honors Founder Sir Elton John During New York Fall Gala at Cathedral of St. John the Divine on November 7, 2017 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)

Kishte vetëm pak kohë që kishte krijuar sërish kontakte me të ëmën, pas nëntë vitesh që nuk flisnin dhe tashmë Elton John është detyruar të ndahet përgjithmonë prej saj. Ai ka bërë të ditur se nëna e tij, Sheila Farebrother, ka ndërruar jetë.

70-vjeçari nuk ka folur me nënën deri në maj të këtij viti, kur i kishte ndrequr raporte.

Ai ka postuar një fotografi të të dyve në Instagram ku shkruan: “Jam shumë i trishtuar tu bëjë të ditur se nëna ime ndërroi jetë këtë mëngjes. E pashë vetëm të hënën e shkuar dhe jam shokuar. Udhë të mbarë nënë. Faleminderit për gjithçka. Do më mungosh shumë. Me dashuri, Elton”.

Edhe në maj ai postoi një imazh të të dyve nga e kaluara duke festuar rilidhjen me Farebrother në Ditën e Nënës në Amerikë.

“Shumë i lumtur që u lidhëm prapë. Me dashuri, Elton”, kishte shkruar këngëtari në atë kohë.

Elton dhe nëna e tij i prishën raportet në vitin 2008, pasi ajo refuzoi kërkesën e tij për të mos folur me dy miq të tij të vjetër – transmeton Top Channel.

Ajo kishte treguar për Daily Mail se djali i saj i telefonoi duke e urdhëruar të ndërpriste çdo kontakt me Bob Halley, shoferi personal i Elton, të cilin e pushoi nga puna pas 30 vitesh shërbim, dhe John Reid, me të cilin ishte ndarë.

(Foto: Getty Images)

“I thashë se nuk kam ndërmend të ndahem me ta. Bob është si një djalë për mua. Ai ka qenë gjithmonë i mrekullueshëm dhe ka jetuar pranë nesh duke u kujdesur për mua”, ka treguar Sheila.

I biri më pas ia kishte mbyllur telefonin duke i thënë se e urrente.