Ky është momenti tronditës kur turistët e tmerruar u desh të iknin nga një plazh pasi kuptuan se një peshkaqen ishte shumë afër tyre.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje ku shihet një burrë i zhveshur, i cili largohet nga aty, para se të shihte se një peshkaqen fillon të fluturojë në ujë.
Por, edhe pse atyre u bë thirrje nga rojet e sigurisë, disa prej tyre nuk ishin në gjendje të mirrnin mesazhin.
Julie Roberts, 56 vjeçe, që po vizitonte plazhin e Levantes, Spanjë nga Cheltenham, tha se njëri nga ta “ishte pak centimetra larg” nga bisha dhe nuk e kuptoi se ndodhej kaq afër.
“Ishte e tmerrshme”, ka thënë ajo. /Telegrafi/