Dje në Kuvendin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë betimin për fillimin e mandatit të dytë në postin e presidentit të Serbisë.
Në inaugurimin e tij morën pjesë deputetët dhe ministrat e qeverisë serbe, madje edhe priftërinjtë dhe delegacioni nga Republika Srpska i udhëhequr nga Millorad Dodik, transmeton Telegrafi
E kur Vuçiq mbajti fjalimin dhe u betua, të gjithë në sallën e Kuvendit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur – përveç kryeparlamentarit Ivica Daçiq.
Ai u ngrit nga karrigia vetëm atëherë kur Vuçiq ia hodhi një shikim. E ky moment është bërë viral nëpër rrjetet sociale.
Shumë prej përdoruesve pyesin se pse Daçiq nuk u ngrit në këmbë me kohë – spekulohet se marrëdhëniet mes tij dhe Vuçiqit nuk janë edhe aq të mira kohëve të fundit. /Telegrafi/
@otac_nacije369♬ original sound – otac.nacije