Rreth 100 mijë amerikanë kanë vdekur nga mbidozimi brenda një viti, thuhet në vlerësimin më të fundit të zyrtarëve të këtij vendi.
Ekspertët pretendojnë se ky bilanc ka lidhje me pandeminë e coronavirusit dhe qarkullimin e lëndëve të ndryshme narkotike, transmeton Telegrafi.
Burimi i shumë vdekjeve nga mbidozimi në SHBA është duke u rritur, e kjo rritje është evidentuar më së shumti në dy vitet e fundit.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka vlerësuar se 100.300 amerikanë kanë vdekur nga mbidozimi nga maji i vitit 2000 deri në prill të këtij viti, që është një rritje prej 30 për qind.
Kjo nuk është një shifër zyrtare, për faktin që hetimet e rasteve të vdekjeve lidhur me përdorimin e drogës mund të zgjasë me muaj. /Telegrafi/