Site icon Telegrafi

Vetëm barazim për Real Madridin në takimin ndaj Monchengladbachut – Los Blancos barazuan në sekondat e fundit të takimit

Një tjetër ndeshje, një tjetër paraqitje pa fitore nga Real Madridi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos kanë barazuar 2-2 në udhëtim te Borussia Monchegladbachu në garën më të madhe për klube në Evropë, derisa në javën e kaluar u mposhtën 3-2 në shtëpi nga Shakhtar Donetsku.

Ishte minuta e 33-të, kur Marcus Thuram pranoi një asistim nga Alexander Plea për të shënuar në portën e skuadrës spanjolle.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm.

Red Bull Salzburg e filloi edhe më mirë pjesën e dytë, derisa Thuram e shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Gladbachun në minutën e 58-të.

Zinedie Zidane reagoi me futjen në lojë të Eden Hazardit dhe Luka Modricit, duke kaluar Viniciusin dhe Toni Kroosin.

Por, ishte Karim Benzema që shënoi për 2-1 në minutën e 87-të nga një asistim i Casemiros.

Mbretërit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 90+3 me golin e shënuar nga Casemiro që u asistua nga Sergio Ramos.

Pas rrethit të dytë, Shakhjtari është lider me katër pikë, Gladbachu dhe Interi  me dy dhe Real Madridi me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version