Telegrafi

Vetëm ata që kanë shikim të mprehtë mund të shohin zogun e fshehur (Foto)

Roan du Plessis e ka fotografuar në një hapësirë të Afrikës së Jugut, një buf që është kamufluar me pjesën e jashtme të trungut.

Shoqëruesi i turistëve, ka dashur në këtë mënyrë të tregojë se sa shumë bukuri misterioze ka ky vend, transmeton Telegrafi.

Sipas 26-vjeçarit, shëtitja nëpër safari duhet të zgjasë për një kohë të gjatë, e jo vetëm disa ditë.

“Bota e egër ka shumë të fshehta dhe për t’i parë të gjitha, duhet të një kohë nëpër këtë vend”, ka thënë ai. “Askush nuk do ta shihte zogun, po që se do të kalonte indiferent ndaj tij, por vetëm nëse përqendrohesh dhe shikon në detaje”.

Në anën tjetër, fotografia është pëlqyer shumë dhe është përhapur shumë në internet. /Telegrafi/