Telegrafi

Vetëm 90 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Interesimi për t’u vaksinuar kundër Coronavirusit në Kosovë ka rënë ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, bëhet e ditur se janë administruar 1,8823,780 doza të vaksinës.

Sipas MSH-së, deri më sot 821,117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100,625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo po ashtu Nëntë raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ndryshe, të martën në Kosovë janë konfirmuar edhe nëntë raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar për viktima./Telegrafi/