Nëntë nga 31 gjyqtarët e kaluar testin fizik që e organizoi Federata e Basketbollit të Kosovës. Më herët 35 gjyqtarë iu kishin nënshtruar testit teorik, ku 28 prej tyre e kaluan, por si duket e kishin shumë më vështirë të kryejnë atë fizik. Komisari i Garave të FBK-së, Bajrush Ademi, ka njoftuar se ritestimi do të jetë 12 shkurt. “Nëntë nga 31 gjyqtarët e kanë kaluar testin fizik. Më parë iu kanë nënshtruar testeve teorike, ku nga 35 gjyqtarë, 28 prej tyre e kanë kaluar”, është shprehur Ademi për ‘Sport Plus’. Stinori pranveror do të fillon më 15 shkurt. Më pas emrat që i kanë kaluar testet do t’i dërgohet Bordit të FBK-së. Nga emrat që nuk i kanë kaluar testet fizike bie në sy shumë gjyqtarë të Superligës që për vite kanë qenë më të mirët në vendin tonë dhe kanë premtuar shumë në të ardhmen.
15 nga 20 vëzhguesit e kaluan testin
Edhe vëzhguesit iu kanë nënshtruar testeve. Nga 20 vëzhgues, 15 prej tyre i kanë kaluar. Komisari i Garave po ashtu ka njoftuar se për vëzhgues e gjyqtarë kanë qenë 25 pyetje, ku 22 prej tyre përgjigjet është dashur të jenë të sakta. Edhe për vëzhguesit ristestimi do të jetë më 12 shkurt.
Seminar për gjyqtarë e vëzhgues
Në prag të fillimit të stinorit pranveror 2013/14, FBK-ja në bashkëpunim me SHGJFB-në, mbajtën seminarin intensiv për gjyqtarë dhe vëzhgues.
Instruktor në këtë seminar ishte Aleksandar Milojeviq, gjyqtar i Euroleague dhe FIBA. Për herë të dytë, seminari ka qenë obligativ edhe për trajnerët e të gjitha ligave të basketbollit që organizohen nga FBK. Qëllimi ka qenë që gjyqtarët dhe trajnerët të kenë një bashkëpunim më të afërt komunikativ rreth kritereve të referimit, rregullave të basketbollit, si dhe rreth temave tjera që janë prezentë në ligat tona. Seminari ka qenë tejet interesant dhe është përcjellë nga mbi 60 gjyqtarë e vëzhgues, shkruan e përditshmja sportive ‘SportPLUS’.
Gjyqtarët që kaluan testin fizik:
Astrit Kasapolli
Egzon Maloku
Hazir Haxha
Xhelal Mumini
Faton Kurshumliu
Burim Berisha
Xhavit Beqiri
Daut Mehmeti
Atdhe Goçaj
Nuk i kalon as kryetari
Edhe kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, Alban Vula, nuk e ka kaluar testin fizik. /Telegrafi/